_____
Unë deklaroj se të gjitha të dhënat e mia personale të ofruara më sipër janë të sakta dhe të plota. Në rast të ndonjë pasaktësie apo gabimi, e marr përsipër përgjegjësinë për çdo pasojë që mund të vijë si rezultat i informacionit të pasaktë.
Me shtypjen e butonit “Apliko”, unë jap pëlqimin tim të qartë dhe të informuar që KosInvest të mbledhë, përpunojë dhe ruajë të dhënat e mia personale për qëllime të identifikimit, vlerësimit të aplikacionit për kredi, krijimit të marrëdhënies kontraktuale, si dhe për të më informuar për produktet dhe shërbimet e ofruara. KosInvest mund t’i ndajë të dhënat me palë të treta të autorizuara për qëllime të përmbushjes së transaksioneve ligjore, në përputhje me legjislacionin në fuqi në Republikën e Kosovës.
Me dorëzimin e këtij aplikacioni, konfirmoj se jam njohur me të drejtat e mia në lidhje me përpunimin e të dhënave personale, siç janë të shpjeguara në Njoftimin për Privatësinë, të publikuar në faqen zyrtare të KosInvest.
Deklaroj se jam njohur dhe pajtohem me Kushtet dhe Rregullat e Përgjithshme si dhe me Çmimoren e produkteve dhe shërbimeve të KosInvest. Këto dokumente janë të qasshme në formë elektronike në webfaqen zyrtare dhe unë mund t’i ruaj ose printoj ato për referencë.
Me klikimin e butonit, autorizoj KosInvest që për qëllime të: i) vlerësimit të aplikacionit për kredi, ii) monitorimit të riskut gjatë marrëdhënies kontraktuale, dhe iii) vlerësimit të kredibilitetit tim, të ketë qasje në të dhënat e mia në Regjistrin e Kredive dhe në institucionet tjera të autorizuara për kreditim, në mënyrë që të vlerësohet kapaciteti im financiar dhe aftësia e pagesës.
Pajtohem që KosInvest të më informojë për produktet dhe shërbimet përmes SMS apo email. E kuptoj që mund ta ndal komunikimin në çdo kohë, duke kontaktuar institucionin ose duke përdorur opsionet e çregjistrimit.
Apliko ❯
Lidhu me ne
Politika e Privatësisë Kushtet e Përdorimit