_____
Asnjë ndryshim i qëndrueshëm nuk ndodh vetëm. Prandaj, në KosInvest, bashkëpunimi është në zemër të misionit tonë.
Ne jemi krenarë të punojmë krah për krah me partnerë kombëtarë dhe ndërkombëtarë të cilët ndajnë të njëjtat vlera me ne - përfshirje financiare, zhvillim ekonomik dhe fuqizim të komuniteteve më të cenueshme. Çdo partneritet përfaqëson më shumë se bashkëpunim — përfaqëson besim të ndërsjellë, vizion të përbashkët dhe përkushtim për të sjellë ndryshim real.