_____
Kur ndihmon, nuk dëmton. Kjo është fjala jonë.
Në KosInvest, përgjegjshmëria nuk është vetëm një parim – është premtimi ynë ndaj çdo personi që prekim me punën tonë. Çdo klient, çdo fëmijë, çdo anëtar i stafit ka të drejtë të jetë i sigurt, i respektuar dhe i mbrojtur.
Ne jemi pjesë e VisionFund International – krahu financiar i World Vision – dhe si të tillë, kemi tolerancë zero ndaj çdo forme të abuzimit apo dhunës, qoftë ndaj të rriturve, fëmijëve apo kujtdo që jeton në komunitetet ku veprojmë.
Ke qenë dëshmitar i një rasti që rrezikoi një klient apo fëmijë? Ke shqetësim për sjelljen e një punonjësi të KosInvest? Apo ndonjë tjetër shqetësim për sigurinë?
Raporto online në: worldvision.ethicspoint.com
Email: safeguarding@wvi.org
Ne nuk jemi këtu vetëm për të dhënë kredi. Jemi këtu për të ndërtuar besim. Dhe besimi ndërtohet kur mbrojmë ata që na besojnë.